E dhimbshme! Armando Broja drejt operacionit, e mbyll këtu sezonin. ‘Fërkon duart’… Ronaldo

Me sytë e gjithë botës nga Katari, me dy gjysmëfinalet që vendosën se kush do të luajë në finalen e madhe të së dielës, klubet mezi presin të rifillojnë sezonin e tyre. Duke pasur parasysh se deri në fund të turneut janë të përfshira tashmë vetëm dy kombëtare, lojtarët dalëngadalë po kthehen në qendrat sportive.

Skuadrat po luajnë disa miqësore për t’u rikthyer në rrugën e duhur të aktivitetit. Por, siç ndodh shpesh, edhe në miqësore mund të lëndohesh. Rreziku është gjithashtu të ndalesh për një kohë të gjatë, siç mund ta konfirmojë historia e qendërsulmuesit shqiptar të Chelsea, Armando Broja.

Në fakt, sulmuesi ynë kuqezi do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit. Siç raporton “Daily Mail”, lojtari i bluve të Londrës është lënduar gjatë ndeshjes miqësore të luajtur në Abu Dhabi mes Chelsea dhe Aston Villa, duke këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë.

Ajo që u duk si një ndërhyrje e padëmshme kundër një kundërshtari doli të ishte fillimi i sprovës për 21-vjeçarin, i cili tani do të operohet dhe do të kthehet në fushë, me shpresë, në fillimin e sezonit të ardhshëm.

Armando Broja injury makes Chelsea's striker hunt more urgent – so who are the options? - The Athletic

Ky është konfirmimi i testeve instrumentale të Brojës, sapo u kthye në Angli. Një goditje e keqe për shqiptarin, i cili sidomos që kur Graham Potter mbërriti në stol, ka gjetur gjithnjë e më shumë hapësirë në rotacionet e Chelsea.

Në fakt, dëmtimi i Brojës e lë Pierre-Emerick Aubameyang si pikën e vetme përpara, me mundësinë e vendosjes gjithashtu si një “9 fals” të Kai Havertz, i cili shpesh e mbulonte atë rol në kohën e Thomas Tuchel. Por ndoshta blutë kanë nevojë për një qendërsulmues të vërtetë dhe këtu rikthehet opsioni CR7…

Për sa kohë që nuk ka konfirmim të marrëveshjes me Al-Nassr, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është në fakt një lojtar i lirë dhe gjithashtu mund të pajtohet me Chelsea. Nuk është rastësi që flasim përsëri për këtë, sepse në verë portugezi kishte qenë prej kohësh në “radarët” e pronarit të ri të klubit londinez, amerikanit Todd Boehly, edhe nëse nuk ishte bërë asgjë më shumë për këtë.

Sidoqoftë,  tani që nuk ka më kontratë dhe është dëmtuar Broja…, çdo gjë mund të ndodhë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *