Banorët e Big Brother VIP Kosova janë bërë pa dyshim ndër personazhet më të diskutuar për momentin në mediat rozë.
Thuajse çdo diskutim apo ngjarje që ata zhvillojnë brenda mureve të shtëpisë, tërheq vëmendjen e shikuesve të shumtë.
Së fundmi, në sy ndjekësve iu ka rënë një afërsi e shfaqur mes reperit Getinjo dhe bukuroshes nga Durrësi, Vivien Thano.
Dyshja madje sot (e mërkurë) e kanë nisur mëngjesin së bashku, pasi ata kanë fjetur me krevate pranë e pranë njëri-tjetrit.
Ka qenë vet faqja e spektakli ajo e cila ka publikua një video të dyshes në Instagram, ku shihen duke fjetur bashkë teksa nuk arrijnë të zgjohen përkundër muzikës së madhe të lëshuar në shtëpi.
Përndryshe banorët e nominuar këtë javë për të dalë nga shtëpia janë: MC Beka, Artan Thaqi, Shota Baraliu, Xhuli Nura, Urimi dhe Alisa, dhe Gjon Karrica.