I dashuri i Eva Kaili pranon pjesën e tij në skandalin e Katarit, kërkon lirimin e eurodeputetes për t’u kujdesur për beben

I dashuri italian i eurodetutetes së korruptuar greke Eva Kaili ka pranuar pjesën e tij në skandalin e rryshfetit të Katarit por kërkon lirimin e saj për t’u kujdesur për beben e tyre, tregonin dokumentet e gjyqit.

35 vjeçari Francesco Giorgi, i dashuri i ish-zv. Kryeparlamentares greke të BE, Eva Kaili, ka pranuar fajin dhe ka kërkuar ndjesë për skandalin para gjykatësve në Bruksel.

44 vjeçarja Kaili, partneri i saj Giorgi, ish-eurodeputeti Pier Antonio Panzeri dhe lobisti Niccolò Figa-Talamanca janë të akuzuarit e çështjes së korrupsionit, pastrimit të parave deh krimit të organizuar.

Policia belge thotë se grupit i jepeshin paratë nga zyrtarë të shteteve të Gjirit Persik, që supozohet se ishte Katari, si pjesë e influencimit në parlamentin evropian.

Ata thonë se një total prej 1.3 milionë euro janë sekuestruar nga hetuesit në shtëpinë e Kailit dhe të Panzeri.

Giorgi, i cili është nga Milano, pranonte: “Bëra gjithçka për para për të cilat nuk kisha nevojë. Do të bëj ç’është e mundur për lirimin e partneres time që ajo të kujdeset për bijën tonë 22 muajshe”, ka thënë ai sipas dokumenteve të publikuara nga Le Soir e La Repubblica.

Në dokumente shtohet se Giorgi ka punuar ngushtë me Panzeri, i cili pretendon se paratë e marra nuk kanë të bëjnë me partneren e tij Kaili.

Eurodeputetja greke Kaili mohon përfshirjen në skemën e rryshfetit ashtu si dhe Katari që mohon përfshirjen.

Babai i Kaili besohet se është kapur me një valixhe me 650,000 euro në kartmonedha, para se të ndalohen në kryeqytetin belg.

Ndërsa 500,000 euro besohet se janë gjetur në shtëpinë e Pier Antonio Panzeri, një tjetër nga katër të arrestuarit në fundjavë.

Ish-europarlamentari drejton një institut analize “për të drejtat e njeriut” ku marrin pjesë shumë zyrtarë të lartë të BE.

Arresti i katërt është Niccolò Figa-Talamanca, drejtues i grupit lobues ‘No Peace Without Justice’.

Dy të tjerë u arrestuan në skandal por u liruan pa akuza, të përfolur në media se ishin gruaja dhe e bija e Panzeri.

Kaili ndërkohë mbetet në burg ndërsa kolegët e saj në parlamentin e Strasbourg janë distancuar nga skandali duke e shkarkuar nga postet e duke premtuar ‘reforma transparence’.

Paratë që besohet se ishin pranuar për llogari të Katarit, duket se po kthehen në një nga aferat më të mëdha të korrupsionit në Bruksel, shkruan rrjeti britanik Daily Mail.

Zonjusha Kaili ka lindur në Selanik dhe ka pasur qejf politikën që e vogël, teksa është regjistruar me lëvizjen socialiste të PASOK, në moshën 14 vjeçare.

Dhe në moshën 23 vjeçare, ajo u bë anëtarja më e re e këshillit bashkiak të Selanikut në 2002 e më pas kandidatja me e re në zgjedhjet e përgjithshme vendore.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *