Një person, i cili është paraqitur si drejtor ekzekutiv i një institucioni financiar, pretendon se ka arritur të ketë qasje falë një sulmi kibernetik, tek të dhënat e 80 mijë anëtarëve të InfraGard, një program i drejtuar nga FBI-ja. Programi u mundëson zyrtarëve publik dhe individëve të sektorit privat të ndajnë të dhëna të ndjeshme mbi sigurinë kombëtare dhe kërcënimet kibernetike.
Fundjavën e kaluar, hakeri postoi të mostra që dyshohet se janë marrë nga baza e të dhënave të FBI-së, në një forum online të njohur mes hakerave. Ai tha se kërkonte 50 mijë dollarë në këmbim të të gjitha të dhënave që dyshohet se ka në posedim.
Hakeri i tha gazetarit të pavarur të kibernetikës Brajan Krebs, i cili publikoi lajmin, se kishte arritur t’i merrte të dhënat nga programi që drejtohet nga FBI-ja.
Byroja Federale e Hetimeve nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga “Associated Press”.
Gazetari Krebs raportoi se FBI-ja i tha atij se ishte në dijeni të një llogarie të mundshme të rreme dhe se po shqyrtonte çështjen.
Anëtarët e InfraGard janë drejtues biznesi, profesionistë të teknologjisë së informacionit, ushtarakë, zyrtarë shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit si dhe zyrtarë qeveritarë , të gjithë të angazhuar në mbikëqyrjen e sigurisë së çështjeve të tilla si rrjeti elektrik, transporti, kujdesi shëndetësor, tubacionet, reaktorët bërthamorë, industria e mbrojtjes, digat, dhe shërbimet financiare.
E themeluar në vitin 1996, InfraGard përfaqëson partneritetin më të madh publik-privat të FBI-së, ndërsa ka bashkëpunëtorë lokalë në të gjitha zyrat e saj në terren.
Baza e të dhënave ka emrat dhe informacionet e kontaktit të dhjetëra mijëra përdoruesve të InfraGard.
Hakeri, tha se sipas të dhënave 46, mijë e anëtarëve të programit, kishin vetëm një adresë elektronike. Ai postoi të dhëna si numrat e punës apo ditëlindjet.
Ai tha se marrja e të dhënave nga programi kishte qenë shumë e lehtë./VOA