VIDEO/ Masakër mjedisore në pyjet e Jugut, në nisje të sezonit turistik. Nga kamionët kontrabandistët e drurit kalojnë te mushkat  

Masakra mjedisore në pyjet e vendit tonë nuk është ndalur asnjëherë, por vetëm sa është sofistikuar, për të rënë sa më pak në sy jo të autoriteteve përgjegjëse, por të kureshtarëve dhe turistëve.

Kontrabandistët e lëndës drusore që prej vitesh po bëjnë para me pasurinë e përbashkët të vendit tonë, duke shfarosur çdo vit me qindra hektarë pyje, janë “të pa prekshëm” nga Policia Pyjore dhe rojtarët e parqeve natyrore, pasi marrëveshjen e kanë bërë shumë lart, deri në karriget e Parlamentit.

Por kohët e fundit, pasi disa ministra dhe deputetë të maxhorancës janë bërë “qepaze” nga mediat dhe opinioni për dhënien e “lejeve gojore”, për kontrabandistët që të shfarosin ditën dhe natën pyjet shqiptare, duket se skema e prerjeve është kamufluar disi.

Prerja e paligjshme e pyjeve vazhdon në qarkun e Gjirokastrës

“Priza.al” ka siguruar sot nga bashkëpunëtorët e saj, dy video të cilat tregojnë një formë të re që në fakt ka disa kohë që po lulëzon në pyjet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Sipas bashkëpunëtorëve tanë, “kontrabandistët kanë hequr dorë në një pjesë të mirë nga kamionët e mëdhenj që i mbushnin me trupa, edhe për shkak se nuk kanë mbetur më në këmbë edhe shumë drurë të mëdhenj që kanë nevojë për transportimin me kamionë.

Tashmë shumë pyje, sidomos në zonat e Jugut të vendit, që mezi janë rigjeneruar në vitet e fundit, kanë më tepër drurë të vegjël dhe cungishte, por edhe kjo nuk i ndal ata që bëjnë kontrabandë”.

Kontrabanda e drurit me kafshë

Nga videot që “Priza.al” ka siguruar, shihet qartë se nga shkatërruesit e pyjeve nga kamionët e kanë “lehtësuar” disi barrën e druve duke e zbritur mbi samarin e kafshëve të punës.

Ata kanë hequr dorë nga kamionët e rëndë që futeshin deri thellë në pyje, në një pjesë dërmuese, por jo nga sharrat elektrike apo “motosegat”.

U zëvendësuan nga çunat problematikë"/ PD akuza Ramës: Burgos fshatarët për 2 mushka dru - Tirana Today

Në video shihet qartë se trungjet e shkurtra të transportuara mbi samarin e mushkave dhe gomerëve, janë prerë të formë tërthore të rrafshët, çka sipas ekspertëve pyjor nënkupton se nuk janë prerë me sëpata, por me motosega.

Sipas të dhënave nga bashkëpunëtorët tanë, mësojmë se “tashmë kontrabanda e drurit është përqendruar më jo te lënda drusore për industri, por te materiali për ngrohje, apo për sektorin e restoranteve që përdorin furrat me dru”.

Nga pamjet në video, në karvanët me mushka shihet qarte se barrët e druve janë sistemuar me kujdes dhe kanë prerje tërthore të trungjeve, qartazi me motosharra.

Σταυρός Θεσσαλονίκης: «Ξέχασαν» να βγάλουν τα σαμάρια από τα μουλάρια | Time For Good News

“Priza.al” mësoi se kontrabandistët i përdorin tashmë karvanët me mushka dhe gomerë, për të mos rënë në sy dhe për të shmangur akset e rrugëve nacionale, ku ka më shumë lëvizje dhe mund të ketë edhe postblloqe policore.

Po ashtu burimet i thanë “Priza.al” se në shumë fshatra të Librazhdit, Dibrës, Ersekës, Skraparit, Leskovikut dhe Përmetit, “çmimi i kafshëve të punës si gomerë, kuaj dhe sidomos mushkave është rritur shumë duke shkuar sa i një lope apo edhe më tej”.

Γρεβενά: Οργή 42 προέδρων για την κοπή και προμήθεια καυσόξυλων.Τι αναφέρει το ομόφωνο ψήφισμά τους – Sierafm.gr -SI.E.RA FM 1053 Σιάτιστα

Po presim edhe pyjet greke

Nuk janë të pakta rastet kur fshatarët shqiptarë tepër të guximshëm të zonave kufitare në Jug të vendit, në kufi me Greqinë, të nxitur nga kontrabandistët dhe nga çmimi në rritje për lëndën drusore, kanë rrezikuar edhe jetën, duke “vjedhur” shtetin fqinj.

Rojet kufitare greke kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar disa kohë më parë, i cili kishte hyrë brenda kufirit për të prerë dru.

Mediat greke bëjnë me dije se i riu kishte hyrë nga Shqipëria në territorin grek, në zonën e Kosturit, duke marrë me vetë dy kuaj dhe tre mushka, për t’i ngarkuar me dru.

Mbaruam pyjet tona, tani po i sulemi atyre fqinje: Shqiptari kapet me 2 kuaj dhe 3 mushka duke prerë dru në Kostur - Abc News

Ai ishte konstatuar nga rojat kufitare gjatë momentit të futjes në kufi, kur u kap me një sasi drurësh të prerë, të cilët do t’i fuste në territorin shqiptar.

I riu është dërguar më pas në rajonin e policisë dhe është proceduar për prerje të paligjshme të pyllit.

Por ky ka qenë vetëm një rast fatlum, pasi në shumë raste të tjera, policia dhe ushtria greke që ruan kufirin, mund të tregohet siç tregohej edhe më parë, e pakursyer në “dhënien e drurit” apo të plumbave.

Ndaj për të mos pasur masakra në kufi, apo acarime me fqinjët, por edhe për të ruajtur ato pak hektarë pyje të mbetura tashmë në vend, është mirë që ministritë e Turizmit, e Brendshme dhe ajo e Bujqësisë që kujdeset edhe pyjet, të zgjohen nga gjumi dhe të marrin masa.

Shqipëria ndalon për 10 vjet prerjen e pyjeve - Albinfo

/Priza.al/  

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *