Furgoni përplaset me makinën në Laç, dy të plagosurit nisen drejt Spitalit të Traumës (EMRAT+VIDEO)

Laç/ 2 automjete janë përfshirë në një aksident në aksin Laç-Mamurras tek mbikalimi i Bushneshit. Mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon me pasagjerë dhe një makinë e tipit ‘Beny’. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 2 persona përkatësisht Sadri dhe Teuta Musaj të cilët janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ende nuk dihen shkaqet e ketij aksidentit por grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe mbarëvajtjen e qarkullimit në këtë aks rrugor.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *