Putin po përgatit një ofensivë të madhe sipas ministrit ukrainas të Mbrojtjes

Zyrtarë të lartë ukrainas thonë se presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një ofensivë të madhe në Vitin e Ri, pavarësisht nga seria e pengesave të Rusisë në vijën e parë në muajt e fundit.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov tha se Ukraina tani mund të mbrohet me sukses kundër sulmeve raketore ruse që synojnë infrastrukturën kryesore, veçanërisht sulmet në rrjetin energjetik.

Megjithatë, Reznikov thekson se ka prova që sugjerojnë se Kremlini po përgatit një ofensivë të re.

Komentet e ministrit ukrainas janë të ngjashme me pretendimet e bëra tashmë nga një numër zyrtarësh ukrainas, duke përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kreun e forcave të armatosura Valery Zaluzhny dhe shefin e forcave tokësore Oleksandr Sirsky, shkruan Guardian .

Ndërsa Reznikov pret që ofensiva të nisë në shkurt, zyrtarë të tjerë të lartë besojnë se ajo mund të ndodhë që në janar.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes iu referua mobilizimit të pjesshëm të 300 mijë ushtarëve rusë.

Ai sugjeroi që gjysma e të mobilizuarve, shpesh pas stërvitjes minimale, të përdoret për operacione luftarake në front, ndërsa pjesa tjetër të përgatitet më thellë për ofensivën e ardhshme.

“Njëqind e pesëdhjetë mijë ushtarë të mobilizuar në fazën e dytë kanë filluar kurset e tyre të trajnimit në kampe të ndryshme. Ushtarëve të rekrutuar do t’u duhen të paktën tre muaj për t’u përgatitur. Kjo do të thotë se rusët do të fillojnë valën e radhës të ofensivës ndoshta në shkurt, si vitin e kaluar. Ky është plani i tyre”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *