VIDEO: Oficerët e Policisë në Londër luajnë me topa bore, përfundojnë në komisariat

Gjashtë oficerë policie në Londër e kanë pësuar keq, pasi janë filmuar duke luajtur topa bore gjatë orarot të punës.

Ata ishin duke shijuar momentin mes tyre, por duket se aventura zgjati shumë pak pasi ata janë shoqëruar në Policinë Metropolitane, pasi një denoncimi anonim. Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të policisë Stoke Newington, shkruan DailyMail.

Pamjet u filmuan nga stafi në Kishën e Shën Palit në perëndim të Hackney të hënën pasdite, kur kryeqyteti u godit nga katër centimetra dëborë.

Pas postimit të videos në internet është bërë një denoncim në Policinë Metropolitane. Klipi prej 30 sekondash tregon gjashtë oficerë të uniformuar, duke zbritur nga një furgon policie.

j.l./ dita

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *