VIDEO: Ajo që i ndodh Presidentit sudanez është tërësisht e pazakontë

 

Një video ku shihet Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir Mayardit, duke urinuar gjatë një ceremonie është bërë virale dhe ka shkaktuar shumë polemika.

Presidenti 71 vjeçar nuk ka mundur ta kontrollojë veten gjatë një transmetimi live, ndërsa këndohej himni.

Mjekët bënë me dije se Presidenti vuan nga një infeksion ndërkohë që brenda vendit, opinioni është ndarë mes atyre që mendojnë se kameramanët kanë shumë faj që ekspozuan një dobësi të Presidentit dhe atyre që thonë se informacioni mbi gjendjen shëndetësore të kreut të shtetit, duhet të njihet nga publiku.

Salva Kiir Mayardit është president i këtij vendi që nga shpallja e pavarësisë në 9 korrik 2011 pas luftës së fundit civile.


 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *