Sot zgjidhet kreu i ri, Kraja iu uron suksese kandidatëve: SPAK do vazhdojë punën me efektivitet

Arben Kraja ka uruar tre kandidatët që garojnë për postin kreut të ri të SPAK.

Ai ka ndarë një foto krah tre prokurorëve të tij në ditën e fundit në krye të prokurorisë së posaçme.

Ai i uron suksese në garë tre kandidatëve dhe shton se SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë.

“Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Kraja.

Edvin Kondoli, Altin Dumani dhe Adnan Xholi garojnë për drejtuesin e ri të prokurorisë së posaçme.

Ata do të votohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *