Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të SPAK. Edvin Kondili, Adnan Xholi dhe Altin Dumani janë në garë për të drejtuar institucionin e rëndësisë së lartë në vend.
Kreu i SPAK-ut zgjidhet nga radhët e prokurorëve të kësaj prokurorie me shumicën e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për 3 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje, sipas ligjit.
11 anëtarët e KLP-së për zgjedhjen e kreut të SPAK janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.
KLP-ja do të vlerësojë 7 kritere:
-Eksperienca në ndjekjen dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
-Eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture.
-Eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative.
-Eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median.
-Aftësitë në drejtimin të burimeve njerëzore.
-Vizionin për drejtimin e SPAK.
-Imazhin që ka në publik si prokuror.
Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota, zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.
j.l./ dita