Përzgjidhet arbitri i finales Argjentinë-Francë

KATAR – Szymon Marciniak do të gjykojë finalen mes Francës dhe Argjentinës në Botërorin “Katar 2022”. 41-vjeçari është zgjedhur nga FIFA për të drejtuar ndeshjen më të rëndësishme të vitit, të planifikuar për të dielën, në orën 16:00, në ‘Lusail Iconic’.

Marciniak ka gjykuar dy ndeshje në këtë Botëror: Francë-Danimarkë në fazën e grupeve (2-1) dhe Argjentinë-Australi në fazën e 16-të (2-1), kështu që rrugës ka takuar si Mbappen, ashtu edhe Messin, së bashku me shoqëruesit përkatës. Kësisoj, gjyqtari polak do të pasojë argjentinasin Néstor Pitanën, i cili drejtoi finalen e vitit 2018, Francë-Kroaci.

Nuk është lajm, që një arbitër i UEFA-s është zgjedhur për të gjykuar një finale mes një vendi europian dhe një tjetri të Amerikës së Jugut: më 2002 dhe 2014 radha ishte e dy italianëve, Pierluigi Collina dhe Nicola Rizzoli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *