Vendoset fati për kreun e SPAK, Kim e mbikqyr nga Kryeministria

Një orë pasi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur ‘finalja’ për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka shkuar sot në kryeministri. Kim ka qëndruar gati 1 orë në ambientet e kryeministrisë.

Nuk dihet ende arsyeja pse Kim shkoi sot në kryeministri, por vizita vjen në kohën kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka nisur seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani janë duke shpalosur platformat e tyre për të marrë votën e trupës së KLP.

Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK vjen pas një përplasjeje mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadës amerikane, që nuk ka shpëtuar pa u lexuar në media. SHBA mbështet kandidatin Altin Dumani për të marrë drejtimin e SPAK ndërsa qeveria dhe PS kërkojnë përzgjedhjen e Ervin Kondilit. Përplasja u bë edhe më e dukshme dy ditë më parë, kur Kim dhe Rama shkëmbyen replika në distancë për pavarësinë e trupës së KLP në zgjedhjen e kreut të SPAK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *