Mozzik tregon si e priti puthjen mes Getinjos dhe Vivien

Mbrëmjen e djeshme dy konkurrentët Vivien Thano dhe Getinjo shkëmbyen puthjen e tyre të parë në buzë, brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova”.

Ky moment mori vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, në lidhje me këtë ka reaguar edhe vëllai i Getinjos, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjes botë”,-shoqëruar me një zemër të kuqe.

Siç duket Mozzik e aprovoi romancën e Getinjos me Vivien brenda “BBVK”.

Përpos kësaj, Getinjo është përfolur shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së BBV Kosova. Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi tek kafshët.

Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *