Një grua 47-vjeçare është arrestuar në Perugia të Italisë pasi tentoi të vjedhë në një dyqan. Ajo u kap në flagrancë dhe më pas tentoi të arratisej duke sulmuar punonjësen e dyqanit. Mbi të rëndon akuza e vjedhjes, teksa mësohet të ketë qenë e papunë.
Gruaja ishte futur brenda me një karrocë të mbushur me çanta të një marke të njohur veshjesh. Ajo kishte me vete një pllakë magnetike që do ta përdorte për të hequr pajisjen kundër vjedhjeve, të vendosur tek objektet.
Ajo arriti të merrte katër palë këpucë dhe xhupa të markave të njohura me idenë se do të kapërcente barrierat e dyqanit pa u vënë re. Një oficer sigurie dhe drejtuesja e supermarketit e kanë ndjekur deri në dalje dhe pasi 47-vjeçarja e ka kuptuar se nuk mund të arratisej, ka sulmuar njërin prej tyre. Në këtë moment është bërë i mundur edhe arrestimi i saj.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për 47-vjeçaren.