Alma Çupi flet për divorcin: Ja arsyeja pse e mora këtë vendim

Gazetarja e njohur dhe drejtuesja e emisionit “Histori Shqiptare” Alma Çupi, ka zgjedhur të flasë si rrallë herë për jetën personale. Ajo është e divorcuar me partnerin, babain e vajzës së saj Arbës. Së fundmi, në një intervistë në emsionin “Natën me Aulonën” Çupi foli hapur për periudhën e divorcit.

Ajo tregon se familja e ish-bashkëshortit ishte e pasur, por kjo nuk e pengoi t’i jepte fund martesës. Gjatë viteve që qëndroi në këtë marrëdhënie Alma tregon se i mungonte liria dhe kjo ishte një nga arsyet e marrjes së këtij vendimi.

“Unë kam bërë gjithmonë rebelen. Edhe kur kam qenë e martuar me babain e vajzës, familja e tyre ishte shumë e pasur dhe vetëm unë mund ta ndaja. Kur hy në shtëpi dua ta përplas derën dhe s’dua të më thotë njeri pse e përplase derën.” – është shprehur ajo.

Çupi tha se preferoi të qëndronte vetvetja, edhe nëse kjo do t’i kushtonte ndarjen nga babai i vajzës. Ndër të tjera, gazetarja tregoi se nuk është penduar që vendosi të divorcohej dhe u bën thirrje grave dhe vajzave që të veprojnë si ajo nëse ndihen se janë në të njëjtën situatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *