Edhe këta kaq e patën, ndahet çifti i famshëm turk

Çifti i njohur i kinematografisë turke janë ndarë pas 7 vitesh lidhje.

Aktorët e famshëm, Aras Bulut İynemli dhe Bige Önal, të cilët u njohën në xhirimet e serialit “Maral”, janë ndarë. Dyshja shumë e dashur nga publiku, të cilët jetonin bashkë për disa vite, për herë të parë janë ndarë verën e kaluar, por ata i dhanë një tjetër shans lidhjes së tyre dhe u bashkuan pas 1 muaji.

Ndër të tjera, mësohet se njëra ndër arsyet e ndarjes është ngarkesa e madhe psikologjike e aktorit pas xhirimeve të serialit “Atatürk”.

Pak kohë para martesës, aktorët e njohur turk i japin fund lidhjes

Bige Onal, aktorja e njohur me rolin e Selinit në serialin “Dashuria është në ajër”, i ka dhënë fund pak kohë më parë lidhjes së gjatë të dashurisë me aktorin e njohur Aras Bulut Iynemli. Lajmet për çiftin e njohur të aktorëve qarkullonin prej kohësh në mediat turke, madje disa muaj më parë u mësua se ata së shpejti do ta kurorëzonin në martesë lidhjen e tyre të gjatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *