Koha ka treguar se më patriarkale të jenë familjet dhe sa më të mbyllura shoqëritë, aq më të çuditshme janë edhe traditat. Një ndodhi e pazakontë ka ndodhur në Indi ku nusja ka ndërruar jetë ditën e dasmës si pasojë e një arresti kardiak, mirëpo çudia nuk qëndron aspak këtu. Bashkëshorti i të ndjerës është detyruar që të martohet menjëherë me motrën e saj pasi familja e kërcënoi duke i thënë se festimet nuk duhet të ndalonin.
Kjo ngjarje e pazakontë po qarkullon me shpejtësi në të gjitha mediat e botës sepse nuk mundet që një familje të qajë vdekjen e një vajze dhe të gëzojë për martesën e tjetrës në të njëjtën kohë.
Vëllai i viktimës dhe njëkohëshit edhe i nuses së sapomartuar ka shpjeguar se ata nuk kanë ditur çfarë të bënin në një situatë të atill, për këtë arsye u sugjerua që motra e tij e vogël të martohej me dhëndrin.
/Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/