Sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të paluajtshme në Tiranë

Janë sekuestruar sot pasuritë të paluajtshme në Tiranë që i përkasin 32-vjeçarit Elvi Osmaj.

Bëhet fjalë për një ndërtesë në Tiranë, 1 arë me sipërfaqe 4000m2, 1 arë me sipërfaqe 1142m2, një arë me sipërfaqe 812m2, 2 apartamente në rrugën “Myslym Shyri”, një truall në Tiranë, si dhe dy subjekte tregtare.

Dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Elvi Osmaj në shtetin anglez.

Njoftimi:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e shtetasit E.O., për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi sekuestro preventive mbi pasuritë e shtetasit E.O., për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e parashikuar nga neni 287 i K.Penal

Nga informacionet e marra per këtë shtetas, ka rezultuar se: është arrestuar në Angli për veprën penale të “pastrimit të Produkteve të vepres penale ose veprimtarisë kriminale, të parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal. Arrestimi i tij është bërë nga autoritetet britanike.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, dhe referimit pasuror, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, u arrit në konkluzion se pasuritë e paluajtshme të shtetasit E.O., dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij dyshohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi E. O., nëna, babai, vëllai i tij të përmendur edhe më lart, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasi E. O., dhe pjestarët e tjerë të familjes së tij janë të krijuara nga burime të paligjshme, nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.

Pasuritë e sekuestruara

Referuar pozitës kriminale të shtetasit E.O., paraprakisht janë identifikuar pasuritë të cilat nuk justifikohen nga pikpamja ekonomike si dhe dyshohen se lidhen dhe rrjedhin nga veprimtaria e tyre kriminale:

Pasuria me nr 2/72-ND në Tiranë, ndërtesë me sipërfaqe prej 154.8m2 në emër të shtetasit F.O., vëllai i shretasit E.O.
Pasuria me nr 130/9 që ndodhet në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 4000m2 e regjistruar në datë 17.12.2019, në emër të shtetasit F.O., vëllai i shtetasit E.O.
Pasuria me nr 3/402/ND+1-6 në Tiranë Rruga Myslym Shyri, lloji i pasurisë apartament me sipërfaqe prej 70m2 në emër të shtetasit M.O., vëllai i shtetasit E.O.
Pasuria me nr 6/365+6-102 në Tiranë Muslym Shyri, apartament me sipërfaqe prej 60m2 e regjistruar në datë 15.05.2018, e cila është në emër të shtetasit M.O., vëllai i shtetasit Elvi Osmaj.
Pasuria me nr 2/57 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 1500m2 e regjistruar në datë 17.11.2020 , në emër të shtetases H.O., nëna e shtetasit E. O.
Pasuria me nr 2/71 në Tiranë, truall me sipërfaqe prej 481.4 m2, në emër të shtetasit R.O., babai i shtetasit E. O.
Pasuria me nr 98/8 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 8898 m2 në emër të shtetasit R. O., babai i shtetasit E. O.
Pasuria me nr 109/7 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 1142 m2 në emër të shtetasit R.O,, babai i shtetasit E.O.
Pasuria me nr 110 në Tiranë, arë me sipërfaqe prej 812 m2 e regjistruar në datë 15.08.2018 , e cila është në emër të shtetasit R. O., babai i shtetasit E. O.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *