Kryeministri Edi Rama ka uruar kreun e ri të SPAK, Altin Dumani, i cili u zgjodh sot me 5 vota pro nga KLP.
Në një reagim në Twitter, kryeministri thotë se procesi i përzgjedhjes hodhi poshtë zërat “për kapjen e SPAK-ut nga regjimi”.
“Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete”, shprehet Edi Rama.
o.j/dita