“Palët duhet t’i respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura. E kuptoj që ka parametra të marrëveshjes së Asociacionit që duhet të diskutohen, por kjo s’duhet ta pengojë procesin. Nuk do t’ju tregojë se çka duhet të bëjë Kosovë. Qeveria e Kosovës vendos se si do t’i qaset kësaj çështjeje”, ka thënë Palmer.

Siç edhe e kishte përsëritur më parë, Palmer ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese i takojnë Kosovës dhe se ai nuk ka kompetenca për të folu në lidhje me këtë gjë.

Palmer u ndal edhe tek tema e shum përfolur, ai i ndryshimit të kufijve ku u shpreh se nuk beson se ka një agjendë të tillë dhe se nuk i takon atij të flasë për vijat e kuqe pasi Kosova tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për këtë çështje.

Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

/Priza.al/