Një çift bashkëshortor i kanë uruar mirëseardhje në këtë botë nëntënjakëve të tyre, dhe thonë se janë të lumtur që janë rikthyer në shtëpi pas 19 muajve që i kaluan në repartin e kujdesit intensiv.
Halima Cisse, 27-vjeçe dhe bashkëshorti i saj Abdelkader Arby, 36 nga Mali, të martën u përgatitën që t’ia prezantojnë fëmijët e tyre miqve dhe familjarëve në shtëpinë që e kanë në Bamako
Ata i kaluan pothuajse dy vite në klinikën Ain Borja në Kasablanka të Marokut, pasi në maj të vitit të kaluar sollën në jetë nëntënjakët.