Vrasja në Tiranë/ Autori hyri i maskuar në lokal dhe qëlloi 9 herë biznesmenin

Bëhet me dije se grupi hetimor ka siguruar kamerat e sigurisë, ndërsa janë marrë në pyetje edhe personat që ndodheshin në lokal momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Burime bëjnë me dije se autori ka qenë një person i maskuar dhe ka lëvizur me këmbë deri në momentin që është futur në lokal dhe ka qëlluar më 9 plumba Edmond Papa.

Viktima edhe pse i gjetur në befasi nga breshëria e plumbave ka munduar të reagojë dhe ka tentuar të godasë me tavullën e duhanit autorin.

Lidhur me ngjarjen e rëndë në pyetje janë marrë edhe personat që kanë qenë në lokal. Autori është kapur nga kamerat e sigurisë në momentin që ka ikur me vrap.

Në fund të rrugës Fadil Bodinaku është pritur nga një automjet ku edhe më pas është larguar. Grupi hetimor i ka siguruar pamjet ku tregohet itenerari i lëvizjeve të autorit.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *