SHBA/ Dy të miturit qëllojnë policinë me armë, plagoset rëndë 14-vjeçarja

SHBA/ Saga e plagosjeve dhe vrasjeve me armë nuk kanë të sosur. Këtë herë ka qenë një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar të cilët i kanë hapur zjarr policisë me një armë gjahu.

Mediat vendase kanë bërë me dije se 2 të miturit kanë tentuar të vjedhin shtëpinë e fëmijës ‘Enterprise’ dhe në tentativë për t’u larguar kanë hapur zjarr drejt patrullës së policisë.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur 14-vjeçarja e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që asnjë nga efektivët e policisë nuk është dëmtuar.

“Ata po përshkonin gjatësinë e asaj shtëpie dhe po hapnin zjarr ndaj policisë nga kënde të ndryshme. Ata ishin jashtë në kuvertën e pishinës, ata qëlluan nga dritarja e dhomës së gjumit, ata qëlluan nga dera e garazhit. Kjo është si Bonnie dhe Clyde, por në versionin 12 vjeç dhe 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *