Skandali i lobimit të Katarit në PE/ Zv.Presidentja: I kërkova tim ati të merrte paratë nga shtëpia ime

Zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili ka dëshmuar sot përpara autoriteteve greke lidhur me akzuën e rëndë ndaj saj dhe tre zyrtarëve të tjerë për lobimin e Katarit.

Kaili doli sot përpara gjykatës ku dëshmoi se kishte kontaktuar me të atin pak para se ti konfiskoheshin paratë dhe i kishte kërkuar që të merrte paratë dhe t;ia dorëzonte pronarit të ligjshëm.

“Pas prezantimit të Pançerit më kapi paniku. Unë kontaktova me babanë tim, i cili ishte në Bruksel me gruan e tij, dhe i kërkova që të merrte paratë që ishin në shtëpinë time në një vend të sigurt dhe t’ia dorëzonte pronarit të ligjshëm. Ai erdhi, mori valixhen me paratë dhe u kthye në hotelin ku po qëndronte. Megjithatë, me sa duket, ai tashmë po vëzhgohej nga policia. I kanë bastisur dhomën dhe i kanë konfiskuar paratë”, thuhet në deklaratën e saj Eva Kaili.

Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsoruar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës. Transmetuesi britanik BBC ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Evropian për shumë muaj”.

Që nga e premtja, burimet e IT-së të 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin. Katër të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *