Toka mund të humbasë më shumë se një të dhjetën e specieve të saj bimore dhe shtazore deri në fund të shekullit sipas tendencave aktuale, referuar një studimi të ri.
Kriza klimatike do të nxisë zhdukjen e specieve në dekadat e ardhshme, thuhet në një punim të botuar në Science Advances. Studiuesit thonë se 6% e bimëve dhe kafshëve do të zhduken deri në vitin 2050 për shkak të emetimeve, shifër që do të rritet në 13% deri në fund të shekullit. Në skenarin më të keq të ngrohjes globale, ata vlerësojnë se 27% e bimëve dhe kafshëve mund të zhduken deri në vitin 2100.