Deklarata prekëse e konkurrentit të “BBV”: Në vitin 2018 u diagnostikova me kancer

Gjon Karrica ose ndryshe Lugati ka prekur me deklaratën e tij që ka bërë brenda shtëpisë së ‘BBV Kosova’. Ai ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer në vitin 2018 duke treguar kështu se ka dashur të ketë edhe një vajzë së bashku me gruan e tij. Por për shkak të terapive, ai ka pësuar probleme.

Më tej, ai shpjegoi se kjo ishte një ndër arsyet që u revoltua me “prank”-un e Alisës dhe Urimit për shtatzëninë.

“Ju kisha lutur me shumë respekt që të mos më ndërprisni, nuk dua të dëgjojë asnjë fjalë derisa ta përfundojë. Unë në vitin 2018, mora diagnozën dhe zbulova që kam kancer. Terapitë që kam bërë më kanë lënë me pasoja. Unë kam dashur që të kem edhe një vajzë. Prandaj, u revoltova me lojën e Urimit dhe Alisës. Po mundohem t’i përmbaj lotët, po ka shumë vajza dhe meshkuj që kanë të njëjtën ngjarje”, është shprehur ai.

Më herët, ai zbuloi se bashkëshortja e tij është me nevoja të veçanta dhe për momentin, pranë saj ndodhet një person që kujdeset për të.

“Gruan e kam me një kujdestare, sepse është me një hendikep. Kjo ka qenë sakrifica më e madhe për mua”, theksoi ai.

Pas rrëfimit që ka bërë brenda shtëpisë së ‘BBV Kosova’, të tjera detaje prekëse kanë dalë lidhur me jetën private të artistit. Mësohet se Gjoni është i martuar me një zvicerane dhe    së bashku kanë një djalë 5-vjeçar.

Jo vetëm kaq, por i njëjti burim bën me dije se bashkëshortja e Gjonit ka humbur 90% të shikimit rreth 7 vite pas martese. Shkak është bërë pikërisht një sëmundje e trashëguar.

Gjithsesi, Lugati ka folur gjithnjë me shumë dashuri për gruan e tij. Artisti i njohur është mjaft aktiv edhe në diskutimet në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ si dhe në lojërat që krijohen nga banorët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *