Pritjes i erdhi fundi! Arbana Osmani tregon datën e nisjes së “BBV Albania”

Ditën e djeshme u konfirmua nga faqja zyrtare e “Big Brother Vip” gjithashtu edhe nga moderatorja e emisionit, Arbana Osmani se spektakli i shumëpritur nis në 24 dhjetor, natën e Krishtlindjeve.

“Gjithçka që dëshironi për Krishtlindje është Big Brother VIP Albania”, ka shkruar Arbana në një video të publikuar në faqen e saj në Instagram.

Më herët, gjatë një interviste, Arbana Osmani zbuloi se këtë vit, personazhet janë më tepër aktivë.

“Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar.

Të gjithë ata që kanë marrë pjesë janë parë në 360 gradë, në të mirat dhe dritëhijet e tyre, por kanë sjellë te shikuesit më shumë të mira sesa skandale, personazhet ishin me të vërtetë shumë simpatikë.  

Ndryshe nga viti i kaluar, janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera, nuk po them më të mira, por shumë më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë. Mesa duket kemi bërë një punë shumë të mirë edicionin e kaluar”, është shprehur moderatorja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *