Reperi i njohur Kanye West sërish në telashe. Përpos gjithë humbjeve që ka përjetuar deri më tani, së fundmi ai po përballet me një tjetër problem. Kompania e tij “Yeezy” do të dëbohet nga zyrat e saj në Los Angeles, për shkak se reperi nuk ka paguar qirasë.
Sipas Gazetës Nation, West i detyrohet dy muaj qira për 63,254 dollarë. CT Calabasas, e cila zotëron ndërtesën e zyrës, i kërkoi reperit të paguajë plotësisht faturën brenda 72 orëve nga njoftimi ose do i duhet të largohet.
Në njoftimin e tyre thuhet se: “Brenda tre ditëve të shërbimit të këtij njoftimi, ju duhet të paguani plotësisht shumën e qirasë në fjalë ose të lironi ambientet e përmendura dhe t’ia dorëzoni posedimin agjentit të autorizuar për qiradhënësin tuaj. Nëse nuk paguani, kundër jush do të fillohet procedimi ligjor për posedim të objektit, konfiskimin e qirasë dhe për dëmshpërblim parash siç lejohet me ligj. Njoftoheni më tej se, me këtë njoftim, qiradhënësi zgjedh të deklarojë qiranë e përmendur të konfiskuar nëse qiraja nuk paguhet plotësisht brenda tri ditëve.”
Rikujtojmë se, reperi i ka prishur marrëdhëniet me market e njohura ‘Adidas’, ‘Balenciaga’ dhe disa nga miqtë e tij më të afërt.