Në këto 2 pjesë të trupit nuk duhet të përdorni kurrë piskatore

Në disa situata, gjatë heqjes së qimeve të padëshiruara nga trupi, piskatorja është mirë të zëvendësohet me gërshërë, sepse kështu parandalohen lëndimet e vogla dhe infeksionet.

Nishanet e llojeve të ndryshme

Me ngacmimin apo heqjen e qimeve që rriten në zonën e nishaneve, apo edhe përreth tyre, mund të shkaktoni infeksion nëse prekni me piskatore sipërfaqen. Mund ta irritoni atë pjesë të ndjeshme të lëkurës dhe të dëmtoni folikulat e qimeve.

Hunda

Qimet në hundë kanë rol shumë të rëndësishëm për shëndetin, prandaj nuk duhet hequr në asnjë mënyrë, e sidomos jo duke i shkulur. Ato parandalojnë depërtimin e pluhurit dhe të baktereve për t’u futur brenda përmes hundës. Nëse ndonjë qime ju pengon, shkurtojeni me gërshërë dhe kini kujdes që të mos lëndoheni.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *