Ligjvënësit spanjollë kanë miratuar një projektligj të ri që do t’u japë grave dhe vajzave të drejtën e “lejes menstruale” në periudhën e ciklit të tyre. Këtu do të përfshihen vetëm rastet kur periodat shoqërohen me dhimbje të padurueshme. Kohëzgjatja e raportit mjekësor për gratë që vuajnë nga periodat e dhimbshme nuk është përcaktuar ende.
Projektligji pitet të shkojë në Senat. Kur ky projektligj të miratohet përfundimisht, Spanja do të bëhet vendi i parë në Europë dhe një nga të paktët në botë që do ta integrojë këtë masë në legjislacion, duke ndjekur shembullin e Japonisë, Indonezisë dhe Zambisë.
Megjithatë, sindikatat kryesore të vendit janë të shqetësuar për faktin që punëdhënësit mund të mos punësojnë shumë gra nga frika e këtyre mungesave në punë.