Angelina Jolie jep dorëheqjen si e dërguara speciale e UNHCR-së

Pas 21 vitesh shërbimi besnik, Angelina Jolie jep dorëheqjen nga roli i saj si e dërguar speciale e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Sipas deklaratës së sotme, aktorja hollywood-iane dëshiron të punojë dhe për çështje më të gjera humanitare.

“Pas 20 vitesh punë brenda sistemit të Kombeve të Bashkuara, ndjej se ka ardhur koha që unë të punoj ndryshe, duke u angazhuar drejtpërdrejt me organizatat e refugjatëve dhe ato lokale”, u shpreh aktorja.

“Angelina Jolie ka qenë prej kohësh një partnere e rëndësishme humanitare e UNHCR-së. Ne i jemi mirënjohës asaj për dekadat e saj të shërbimit, angazhimin e saj dhe ndryshimin që ka bërë për refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur me forcë,” tha kreu i UNHCR, Filippo Grandi.

Jolie punoi fillimisht me agjencinë e refugjatëve të OKB-së në vitin 2001 dhe u emërua e dërguara e saj speciale në vitin 2012.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *