‘Para se të vdes dua të të përqafoj’; letra emocionuese e mësueses së parë për Messin, një ditë para finales së Kupës së Botës

Mësuesja e parë e Lionel Messit në shkollën fillore i shkroi një letër të hapur idhullit dhe kapitenit të kombëtares argjentinase, në të cilën vlerëson mundësinë që e pati nxënës. Po kështu e siguron tashmë shtatë herë fituesin e “Topit të Artë” se ëndërron ta përqafojë në kthimin e tij në Rosario, para se të ikë nga kjo jetë.

Autorja e letrës është Mónica Domina, e cila ishte mësuese e kapitenit argjentinas kur ai ishte në vitet e para të shkollës në qytetin Santa Fe të Rosarios. Letra filloi me një falënderim të përzemërt dhe kujton atë fazë në të cilën po formohej ylli i ardhshëm, që kaloi nga Barcelona dhe aktualisht luan për Paris Saint-Germain.

Mësuesja, e cila kënaqet kur sheh ish-nxënësin e saj të ketë sukses në Katar, nuk i harron ditët e Messit në shkollën “Las Heras” në Rosario, ku gjatë vitit të parë, të dytë dhe të tretë ajo rrënjosi shkronjat dhe vlerat e mëdha te nxënësi, që më vonë do të bëhej yll me ndikim global.

Në këtë kontekst, gruaja e falënderoi yllin nga Rosario dhe i kërkoi “të mos ndryshojë kurrë”. Në të njëjtën linjë, mësuesja evidentoi vlerat e fituara nga Messi, të cilat e nxjerrin në pah përtej kapacitetit të tij si profesionist futbolli, pasi e kupton atë si “një shok të thjeshtë, qenie modeste dhe mrekullueshme”.

Siç pritej, letra nuk vonoi shumë për t’u bërë “virale”, ndaj autorja e saj shpreson që ylli i PSG-së të kthehet eventualisht në Rosario, ndoshta bashkë me Kupën e Botës, për ta përqafuar edhe një herë para se të vdesë.

Ndërkohë, gruaja ka treguar se vuan nga problemet me zemrën, ndaj një nga ëndrrat e saj para vdekjes është të përqafojë Lionel Messin. Po kështu, Mónica kërkoi falje për “kërkesat” e saj, megjithëse e falënderoi: “Faleminderit që na dhe lumturi ekstreme në këto kohë me kaq shumë pengesa, sepse ditët ta çonit grupin atje ku është”.

Përsëri, gruaja ndalet në pikat më të larta në nivelin personal të të riut nga Rosario dhe pohon se ta shohë të lumtur është vetë lumturia e saj: “Më pëlqen që ju mund t’i shprehni ndjenjat tuaja. Faleminderit për lavdinë tuaj! Do të doja të të përqafoja, që të zgjohesha nga kjo ëndërr si ish-mësuesja jote, të betohem në nderin e pastër”.

Dhe e përfundon letrën emocionuese kështu: “Tashmë na keni bërë të lumtur, do të vazhdojmë t’ju mbështesim deri në fund. Paç fat! Ne të duam ty”.

Ja letra e përmbledhur:

“Përshëndetje, Messi. Faleminderit Zotit që kam qenë mësuesja juaj e parë! Faleminderit që jeni ish-nxënësi im! Faleminderit që jeni ashtu siç jeni! Kurrë mos ndrysho. Ju jeni një qenie e thjeshtë, e përulur, e mrekullueshme, e dashur me shokët.

Faleminderit që më lejove të ndjej këtë krenari, që jam pjesë e jetës tënde! Faleminderit që na dhurove lumturi ekstreme në këto kohë me kaq shumë pengesa, sepse ditët ta udhëhiqnit grupin atje ku është. Të shoh të lumtur është lumturia ime.

Para se të vdes do doja t’ju përqafoja. Më pëlqen që ju mund të shprehni ndjenjat tuaja. Faleminderit për lavdinë tuaj! Do të doja të të përqafoja për t’u zgjuar nga kjo ëndërr se isha mësuesja jote, e them me nderin më të pastër. Ju tashmë na keni bërë të lumtur, vazhdojmë t’ju mbështesim deri në fund. Paç fat! Ne të duam ty”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *