Konkurrentja e “BBV Kosova”, ish-partnerja e djalit të Yllka Mujos

Gigliola Haveriku, këngëtarja shqiptare është banorja më e re e “Big Brother Vip Kosova”, e cila u bë pjesë e shtëpisë, pak ditë më parë së bashku me Andi Artanin. Gigliola është e njohur jo vetëm si artiste por edhe për lidhjen e saj disa vjeçare me djalin e Yllka Mujos, Amos Zaharian.
Dukej se dyshja kishin një marrëdhënie shumë të fortë pasi ato shfaqeshin kudo bashkë dhe madje kanë shprehur disa herë publikisht dashurinë për njëri-tjetrin në intervista të ndryshme. Lidhja e tyre ishte e konsoliduar madje Gigliola shprehte në atë kohë fjalët më të mira për vjehrrën e saj, aktoren e madhe Yllka Mujo.
“Me vjehrrën shkoj shumë mirë. E thërrasim njëra-tjetrën me fjalë ledhatuese. Unë i them nana, ajo më thotë bebush. Jemi të dyja natyra ledhatare. Vleka shprehja që nusja zgjidhet si mamaja”, thonte atë kohë këngëtarja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *