Arrigo Sacchi ‘skanon’ Botërorin e Katarit: Befasia më e bukur ishte Maroku, ja kush e meriton titullin

Në Doha, në këto ditët e Botërorit, mund të gjesh futbollistë dhe trajnerë të çdo epoke. Arrigo Sacchi, trajneri që rishpiku lojën, mbërriti atje për të shijuar gjysmëfinalet dhe finalen. Në pritje të përballjes mes Argjentinës dhe Francës për trofeun, Sachi pranoi të bënte një prognozë të finales së nesërme, por edhe analizë të asaj që ka ndodhur deri tani në “Katar 2022”, përmes një interviste për “Gazzetta dello Sport”.

Si e patë gjysmëfinalen e Argjentinës?

Isha ulur pranë Wengerit. Pas gjysmë ore patëm të njëjtën përshtypje: si kolektiv ishte shumë më mirë Kroacia. Të shohësh Modric është gjithmonë kënaqësi. Unë kam qenë i befasuar edhe nga Kovacic. Kroatët vinin nga nga dy kohë shtesë radhazi, ishin më të lodhur fizikisht. Me shtesat e këtij Botërori është si të luash një ndeshje më shumë. Ata ishin të lodhur mendërisht, para se fizikisht. Kroatët nuk ishin në gjendje të përsëritnin ndeshjen e përsosur që luajtën kundër Brazilit.

Po Argjentina?

Ka lojtarë më me përvojë dhe një mentalitet më të lartë, por varet shumë nga Messi. Po e pëlqej shumë atë që po bën Leo në këtë Botëror, nuk e kam parë kurrë të qortojë apo inatoset me një shok skuadre gjatë lojës.

Argjentina duket e fortë në mbrojtje…

Po, por mbrojtësit nuk po lëvizin së bashku, të koordinuar. Ata thjesht shikojnë kundërshtarin.

Si ju duket Alvarez i ri?

I them bravo trajnerit Scaloni që guxoi ta aktivizonte titullar pas ndeshjes së parë, sepse vrapon më shumë se Lautaro. Meqenëse Messi nuk e bën këtë, ke nevojë për dikë që vrapon dy herë më shpejt, edhe pa top. Alvarez do të ishte qendërsulmuesi im ideal.

Si e patë Francë-Marok?

Maroku ka dominuar lojën, Franca vuajti. E pashë të sforcuar tashmë që ndaj Anglisë. Nëse Kane nuk do të kishte humbur penalltinë, nuk e di se si do të kishte përfunduar. Edhe Franca, pavarësisht se ka një kolektiv pak më superior se Argjentina, shikoni më shumë nga gjërat individuale të Mbappes.

Griezmann duket i gjithanshëm?

I jashtëzakonshëm, nuk ka bërë një gabim gjatë ndeshjeve. Bravo edhe Rabiot, i cili në kombëtare, më në fund mundi tregojë cilësitë e tij të mëdha. Kishte shumë ndikim negativ mungesa e tij kundër Marokut.

A e mundi Franca-Marokun, sepse sulmoi më shumë?

Megjithatë, në atë ndeshje Maroku u rrit shumë, Franca jo.

Çfarë duhet të bëjnë Franca dhe Argjentina për të fituar?

Atë që bëra unë kur u përballa me Napolin. Të shpjegohem: Ata kanë Maradonën, ok. Ne kemi tri mënyra. E para, ne e mbajtëm topin, në mënyrë që Diego të mos e kishte atë. E dyta: kur ta kishin napoletanët, ne sulmonim në mënyrë që topi të mos arrinte te Diego. E treta: nëse topi arrin te Diego, e përballojmë së bashku. Është e njëjta gjë kundër Messit dhe Mbappe, dy fenomene.

Cili është favoriti juaj në finale?

Nuk e di. Personalisht do të doja të fitonte Messi për të kurorëzuar një karrierë të shkëlqyer. Mbappé e ka fituar tashmë këtë trofe më 2018.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *