2023 viti i lepurit-parimet e Feng Shui në interior

Feng Shui i gjen rrënjët në ideologjinë taoiste, e cila beson se ka disa forca në lojë, në mjedis që duhet të optimizohen.

Duke qenë se viti 2023 është viti i lepurit të ujit, sipas zodiakut kinez, i cili është elegant, paqedashës, i butë dhe i adaptueshëm, pritet të jetë edhe viti i shërimit. Kur bëhet fjalë për të pasur Feng Shui të mirë në banesën tuaj, duhet të sillni elementin e tokës, sipas kësaj kafshe të zodiakut. Kristali Jade, mund t’ju ndihmojë të kanalizoni të gjithë fatin në banesën tuaj.

Në bazë të studimeve të ekspertëve, do të thellohemi se si mund të bëni rregullime të veçanta për dizajnin e brendshëm të shtëpisë tuaj, për të pasur më shumë prosperitet dhe harmoni.

NGJYRAT E VITIT

Për Vitin e Lepurit, ngjyrat me fat janë azure blu, apple green, imperial yellow, feiry red, pearl white. Prandaj, dekori i Feng Shui-t duhet t’i pasqyrojë këto.

FENG SHUI PËR DHOMËN E NDENJES


Një dhomë e ndriçuar mirë, e ajrosur pa rrëmujë, është ideale.
Rekomandohet përdorimi i bimëve në vazo për të tërhequr energjinë pozitive. Ekspertët thonë se duhen shmangur bimët me gjemba (kaktusët) dhe të mbahen në hapësirën e banimit bimët me gjethe të rrumbullakosura mirë. Një këshillë tjetër e rëndësishme është të siguroheni që asnjë prej mobiljeve të mos ketë kurrizin e drejtuar nga dyert dhe duhet të ketë skaje të rrumbullakosura. E njëjta gjë vlen edhe për skulpturat e përdorura në shtëpi. Forma e tyre nuk duhet të jetë e theksuar.

FENG SHUI PËR DHOMËN E GJUMIT


Është shumë e rëndësishme që shtrati juaj të jetë në një pozicion komandues. Kjo do të thotë që kur jeni mbështetur në shtratin tuaj, duhet të jeni në gjendje të shihni derën, por ajo nuk duhet të përballet drejtpërdrejt me ju. Gjithashtu, nuk duhet të ketë pengesa apo rrëmujë në dhomën tuaj të gjumit. Nga paleta e ngjyrave të vitit, bluja dhe jeshilja e hapur funksionojnë më së miri për dhomën tuaj. Përqendrohuni në përdorimin e tyre në formën e mbulesave të shtratit, jastëkëve. Gjithashtu, ngjyrat e tokës dhe përdorimi i qeramikës mund të tërheqin energji pozitive, e cila do ta bëjë jetën tuaj më të qëndrueshme dhe do të keni shëndet të mirë.

FENG SHUI PËR KUZHINËN


Përdorimi i ngjyrës së verdhë dhe kafe do të thotë ushqim, bluja dhe jeshile është për vitalitet, ndërsa e bardha dhe grija janë për gëzim. Ekspertët e Feng Shui rekomandojnë përdorimin e të gjitha këtyre nuancave në kuzhinë me një nuancë të kuqe, ose portokalli për frymëzim. Hiqni dorë nga mbajtja e sendeve të thyera me çdo kusht.

FENG SHUI PËR TUALETIN


Sipas rekomandimeve të Feng Shui, tualeti juaj nuk duhet të jetë kurrë në drejtim të hyrjes së shtëpisë. Një vend i favorshëm për vendosjen është verilindja.Tualeti ka burimin më të ulët të energjisë. Prandaj, ato duhet të vendosen në këtë drejtim, sipas hartës Bagua. Përdorni nuanca të lehta dhe të ngrohta, si; blu bruz, jeshile, pjeshkë, rozë, e bardhë, e bardhë kremoze dhe e verdhë. Rekomandohet përdorimi i pasqyrave ovale dhe ndriçimi i butë.

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *