Përmet/ Grabitën 75.000 Euro në një banesë, arrestohet 36-vjeçarja, në kërkim bashkëpunëtori

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se banesa e një 63-vjeçari me inicialet K. P., në Përmet, është grabitur nga dy persona. Mësohet se një grua 36-vjeçare O. Shahini, ka rënë në prangat e efektivëve dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori saj Paulin Preçi 28 vjeç. Ky i fundit është i njohur për drejtësinë pasi rezulton me precedentë të mëparshëm kriminal për sa i përket grabitjeve me dhunë.

Dy shtetasit kanë vjedhur shumën prej 75,000 euro. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27, 000 euro. Sakaq materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Përmet/Informacion

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij. Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.

Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).

Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *