Nuk ka asnjë dyshim që Capital T është një ndër reperët më të talentuar dhe gjithashtu më të dashur të publikut shqiptar por jo vetëm. Një nga artistët që nuk ka ndalur kurrë së sjelli projekte të reja dhe muzikë të mirë për të gjithë dëgjuesit. Capital T di mirë se si të eksperimentojë në stile dhe zhanre të ndryshme duke sjellë përherë vetëm më të mirën dhe që nuk gabon kurrë me publikimet e tij.
Së fundmi, kudo në rrjete sociale është bërë virale një video nga koncerti që Kapo ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Në këtë video shfaqet një fanse e tij, e cila i ka zgjatur dorën gjatë kohës kur ai ishte duke performuar, por që e ka anashkaluar dhe i ka dhënë dorën vajzës tjetër ngjitur me të.
Komentet negative kundër artistit për këtë veprim, ku ka treguar mungesë respekti sidomos ndaj një vajze kanë qenë të shumta e për këtë. Capital T është detyruar të bëj një postim për të sqaruar gjithçka. Mesa duket ky veprim ka qenë i paqëllimshëm nga ana e tij dhe është shprehur se i vjen keq.
“Më fal, herën tjetër nëse vjen në koncertin tim, të kam borxh një përqafim”,- shkruan Capital T.
https://www.instagram.com/p/CmPsxs3g69D/