S*ks në “Big Brother Vip Kosova”, Vivien dhe Getinjo nuk përmbahen poshtë çarçafëve! “Nxehet” situata në krevat, lëvizje poshtë…

Kur kanë kaluar vetëm pak ditë nga nisja e edicionit të parë të “Big Brother Kosova”, është krijuar çifti i parë.

Flasim për Vivien Thano dhe Getinjo, që nuk i kanë kursyer puthjet mes tyre, duke mos e fshehur më tërheqjen ndaj njëri-tjetrit. E duket se situata mes tyre është nxehur edhe më shumë.

Mëngjesin e ditës së djeshme, mes tyre ka pasur dhe një moment hot. Të dy në një krevat, çifti nuk i kanë kursyer përkëdheljet dhe puthjet. Në një moment ata kanë futur edhe kokën poshtë jorganit, duke bërë lëvizje poshtë mbulesës.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të ‘vërtetohet’ se në fakt mes tyre ka pasur marrëdhënie seksuale. Megjithatë, reperi ka bërë shenjë me gisht duke mohuar.

Çifti shkëmbeu puthjen e parë vetëm pak ditë më parë, e duket se tashmë gjërat mes tyre janë nxehur mjaftueshëm, duke lënë të kuptohet se mes tyre ka pasur dhe seks.

Në lidhje me puthjen e famshme ka reaguar edhe Gramoz Aliu, i njohur gjerësisht si Mozzik. Krahas fotos ku duket dyshja duke u puthur, reperi shkruan: “Mirëmëngjesi botë”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Dyshja gjatë gjithë kohës shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit ku po ndajnë histori të ndryshme me njëritjetrin nga jeta e tyre private. Gjatë një bisede me banorët, Getinjo u shpreh se i pëlqejnë vajzat e thjeshta, teksa pranoi pëlqimin që ka për Vivien.

Por ditët e para në shtëpi, u pa një afërsi e Vivien me Andin. Dy ish-personazhet e reality show dating nisën të flirtonin mes tyre, por gjithçka u la në mes, kur Andi u largua nga shtëpia në një tjetër ambient. Reperi i njohur Getinjo dhe ishkonkurrentja e emisionit të dashurisë ‘Love Story’, Vivien Thano, janë parë shpesh në krahët e njëri-tjetrit.

Së fundmi, ata sërish janë filmuar nga kamerat teksa qëndronin shumë pranë. Mirëpo, Andi ka qenë duke i parë gjatë gjithë kohës nga dhoma e surprizave. Ai i ka parë në heshtje teksa dyshja përqafoheshin. Kujtojmë se Vivien u përlot pas ‘eliminimit’ të Andit.

Getinjo është përfolur shumë këto kohët e fundit, sidomos me teoritë e tij brenda shtëpisë së ‘BBV Kosova’. Tashmë ai e ka lënë mënjanë teorinë e tij se “Toka është e sheshtë” duke u ndalur së fundmi te kafshët.

Ai ka thënë se njerëzit dhe kafshët janë të ngjashëm, si dhe theksoi se gorillat dhe delfinët janë krijesat e vetme që kryejnë marrëdhënie seksuale me dëshirë dhe jo vetëm për shumim.

“S’kemi shumë dallim nga kafshët, gorilla, njerëzit e delfinët janë të vetmit që bëjnë seks me qejf. Krijesa më e mençur prej shpendëve është sorra”, tha ai, duke u treguar banorëve edhe për një dokumentar që ka parë.

Vivien spikati që ditët e para të qëndrimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”. Banorja duket se është bërë pjesë e lojës menjëherë, madje jo vetëm kaq. Brenda shtëpisë ajo ia kishte vendosur syrin edhe një djali, as më pak e as më shumë se Andi Artanit.

Por në kaq pak ditë duket se pëlqimi i Vivien për Andin është shumë i madh aq sa ajo ka shpërthyer në lot pas ikjes së tij. Ish-konkurrenti i “Për’puthen” njoftoi se do të largohej, sigurisht jo seriozisht, e gjitha një lojë e bërë për banorët e tjerë, të cilën Thano duket se e përjetoi shumë keq.

Në një video ajo shihet duke qarë me dënesë, pasi nuk është në dijeni se Andi në të vërtetë ndodhet në dhomën e sekreteve. Nga reagimi i saj u mendua se Vivien kishte nisur të krijojë ndjenja për Andi Artanin.

Por menjëherë Vivien ndryshoi pëlqim, duke u angazhuar te Getinjo, ku edhe nisi një raport. E duket se kjo lidhje menjëherë është konsoliduar edhe poshtë çarçafëve.

Videon mund ta gjeni KETU.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *