Aksident në Roskovec, makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Strum në Roskovec këtë të diel.

Mjeti me targa AA 197 RE me drejtues Marjus Lushka ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

29-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në fshatin Strum, shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i automjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *