Teatri në Kushtetuese, Meta fton ‘shembësit’ dëshmitarë në Gjykatë

Ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca për ligjin e Teatrit Kombëtar. Padia është bërë nga Presidenti Ilir Meta në vitin 2019, i cili kërkoi shfuqizimin e procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të teatrit, si dhe kalimin e pronësisë së truallit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës.

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj, deklaron se Këshilli i Ministrave nuk ka vënë në dispozicion dokumentet që janë kërkuar që prej korrikut të 2019-ës. Prej gati dy vitesh, sipas Dervishajt, institucionet nuk kanë dhënë provat që Meta ka kërkuar, ndërsa disa prova janë vënë në dispozicion në datën 2 qershor, në mëngjes. Për 24 orë, sipas Dervishajt nuk mund të analizohen.

“E kemi pritur prej dy vitesh këtë seancë. Nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për prova shtesë. Kemi 2 vite që kërkojmë prova shtesë dhe ende nuk i kemi marrë. 24 orë nuk mjaftojnë për të shqyrtuar dokumentet, nuk shprehemi në këtë seancë. Vetëm dje Këshilli i Ministrave i ka vënë në dispozicion dokumentet. Ne duam që të njihemi me provat dhe të caktojmë një tjetër seancë”, ka thënë Këshilltari ligjor i Metës, Bledar Dervishaj.

Ai ka bërë thirrje që gjykata të marrë këto prova duke i urdhëruar institucionet në varësi të qeverisë që t’i sjellin dokumentet brenda muajit qershor.“S’mund të ketë debat gjyqësor të plotë pa u marrë këto dokumente,” u shpreh Dervishaj. Dervishaj në seancë kërkoi që Kushtetuesja të marrë provat shtesë dhe konkretisht:

  1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar.
  2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit.
  3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit.
  4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës.
  5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture.
  6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike.
  7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës.
  8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike.
  9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin Kombëtar.
  10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm.
  11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit.
  12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje.
  13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën.
  14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë.
  15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës.
  16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion?
  17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Kërkojmë praktikën e procedurës.
  18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
  19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.
  20. KLSH i ka kërkuar Institutit të Monumenteve të Kulturës të detyrojë bashkinë t’a ndërtojë teatrin, aty ku ishte, me të njëjtën arkitekturë.

Po ashtu, Presidenti kërkon edhe thirrjen e këtyre dëshmitarëve në proces:

  1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.
    2. Përfaqësues të Europa Nostra
    3. Përfaqësues të KLSH
    4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias
    5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH
    6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi
    7. Erjon Veliaj
    8. Arbi Mzniku
    9. Toni Gogu
    10. Behar Zeneli
    11. Artan Lame
    12. Artan Shkreli
    13. Mirela Kumbaro
    14. Elva Margariti

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *