Benzema refuzon edhe ftesën e presidentit Macron për finalen

KATAR – Prej momentit që Franca u kualifikua për në finale, pasi mundi Marokun në gjysmëfinale, veç kësaj arritjeje sportive, tema e ditës ishte rikthimi i Karim Benzema në Katar, pa qenë e qartë nëse do të ishte si tifoz dhe mbështetës i shokëve të skuadrës, apo për të luajtur disa minuta në ndeshjen e fundit të këtij Botërori.

Fituesi i “Topit të Artë” u dëmtua një ditë përpara fillimit të Kampionatit Botëror dhe rikuperimi i parashikuar ishte 3 javë. Sot, ai është në gjendje të mirë edhe për t’u aktivizuar disa minuta, por i pyetur për këtë rikthim, trajneri Didier Deschamps ka patur një përgjigje të ftohtë e të thatë çka ka sjellë me sa duket hapjen e një çështjeje mes tij dhe yllit të Realit të Madridit.

Gjithsesi, këtë mbrëmje Karim Benzema ka refuzuar tashmë zyrtarisht edhe ftesën e presidentit francez Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në finalen e Kupës së Botës, thanë burimet për ESPN.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *