“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të njëjtët moderator Romeo dhe Donald Veshaj.
Dalina Buzi, e cila së fundmi është në qendër të debateve në spektaklin Dancing With the Stars, ka sqaruar qëndrimin dhe të vërtetën e saj sonte në “Më lër të flas”
Pa filtra, Buzi tha se vlerësimet e saj në juri merren personale nga konkurrentët, duke përmendur rastin e Julkës, gjë që sipas saj nuk mund të ndodhë pasi ajo vlerëson vetëm performancën.
Për debatin me Jerina Lalajn, Dalina u tregua e prerë.
“Ajo ndodhi se do mbronte shoqen e ngushtë aty. Kaloi ‘përroi psikik’, nuk dija çfarë t’i thoja. Këto janë konflikte në kokën e të tjerëve. Julka foli se mendoi që unë e kam personale, po me Sarën çfarë kam personale.
Unë në jetën time nuk kam dashur të bëj viktimën, mbroj veten time. Njerëzit që imponohen me viktimizim pastaj dhe i imponojnë të tjerët. Nuk duhet të imponosh askënd që të të mbrojë. Është e çuditshme, mua nuk më pëlqen kërcimi, kaq pikë të vlerësoj. Ti kalon në personalizime, merr historinë e jetës sime dhe kalon në gjëra të shëmtuara që janë prerë realisht. Jam e acaruar se duhet të ndal panelin”.