Tragjike! Po kalonin shinat, treni përplas për vdekje dy shqiptarët nga Kosova në Gjermani

Dy shqiptarë nga Kosova kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Gjermani.

Admir Seta 40 vjeç dhe Leutrim Hyseni 31 vjeç u përplasën mbrëmjen e djeshme, 16 dhjetor, për vdekje nga një tren në zonën midis Christof-Ruthof-Weg dhe Otto-Suhr-Ring në Mainz-Kastel.

Mediet gjermane bëjnë me dije se ngjarja tragjike ndodhi kur dy shqiptarët nga Podujeva e Kosovës, po kalonin shinat e trenit.

Autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit hekurudhor, që i mori jetën dy shqiptarëve.

j.l./ dita 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *