Gjirokastër/ Elektriçisti humbi jetën, Gjykata merr vendimin për drejtuesin e OSSHE-së

Tre ditë më parë dy elektricistë në Gjirokastër ranë në kontakt me rrymën në një kabinë të vjetër në lagjen “Gërhot”, ku si rrjedhojë Gëzim Çabej humbi jetën.

Policia menjëherë arrestoi drejtuesin e punimeve të OSSHE-së të zonës, shtetasin me iniciale Sh.O., 52-vjeç me akuzën “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e sotme Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar vendimin e  arrestit me burg për drejtuesin e punimeve

Ndërkohë gjatë 4 muajve të fundit në vendin tonë, ky është punonjësi i katërt i OSHEE që humb jetën në krye të detyrës në Gjirokastër. Numri i rasteve të aksidenteve në punë duket se është në rritje të vazhdueshme, duke krijuar një situatë problematike, e cila kërkon marrjen e masave ligjore dhe administrative për të parandaluar shkaktimin e tyre.

Siguria dhe shëndeti në vendin e punës është një komponent i rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punëmarrësve, por në praktikë rezulton që kemi një mos funksionim të këtij detyrimi. Pavarësisht se numri i të aksidentuarve në punë është i lartë, pasi nuk pajisen me mjetet e nevojshme të profesionit,  numri i procedimeve penale dhe masave administrative të ndërmarra ndaj punëdhënësve tregtare është i papërfillshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *