Stuhitë e erës/ Dëmtohen serat në Fier dhe Berat

Stuhitë e erës të së shtunës kanë dëmtuar sipërfaqeje të mëdha me sera ne qarkun e Fierit dhe Beratit. Fermerët e fshatrave të Roskovecit tregojnë se të mbjell ju duhet t’i rindërtojnë nga e para dhe të mbjellat i kanë humbur.

“Një stuhi erdhi mbrëmë në orën 10, zgjati 10 minuta dhe bëri shumë dëme. 1 milionë dëm më është bërë do mundohemi ti rikuperojnë.”, tha një banor.

“Dëmi është kolosal. Këtu janë 10-15 vetë që kanë dëme”, u shpreh një tjetër. “1 dylym e gjysmë dëm. Ta riparoj nga e para duhen 3 milionë lekë të vjetra.”, u shpreh një tjetër. Era e fortë ka shkatërruar dhe serat në fshatin Samaticë të Bashkisë Dimal.

“Është nga natyra na erdhi papritur ne po punonim mirë që dolëm vetë se do na kishte zënë brenda. Dëmin nuk e parashikoj dot, se janë dëmtuar hekurat, harqet, plasmasët. Është hera e dytë që dëmtohemi.” “Na janë shkaktuar shumë dëme. Kërkojmë ndihmë nga shteti.” Fermerët thonë se nuk e kanë për herë të parë që stuhitë ju kanë dëmtuar serat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *