Elbasan/ I vendos flakën dritares së Komisariatit, rrezikon jetën e dy punonjësve

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në ambientet e Komisariatit të Elbasanit. Sipas informacioneve praprake mësohet se një shtetas i ka vënë flakën dritares së ankesave për qytetarët.

Si pasojë e flakëve është rrezikuar jeta e dy punonjësve që ndodheshin në sallë në momentin që i riu i vendosi zjarrin.

Fatmirësisht ata kanë arritur të shpëtohen, ndërkohë i riu i cili thuhet kur ka kryer këtë akt ka qenë në gjendje të dehur është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *