Vrasja në Athinë/ Ekzekutimi ishte planifikuar prej kohësh. Një nga viktimat ishte punonjës i sigurisë në klubet e natës

Një nga viktimat rezulton bodyguard klubesh nate në zonë. Person që funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.

Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me kubike të madh.

Sa i përket moshës së viktimave, ato janë përkatësisht 41 dhe 42 vjeç.

41-vjeçari ishte viktima e parë e raportuar, ndërsa personi tjetër ishte miku i tij me të cilin ishin ulur në të njejtën tavolinë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *