Promovohet libri ‘Karate Do’ Enver Cakiqit

Organizuar nga Ddrejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në ambientet e Teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë është

Promovua libri “Karate Do” i autorit Enver Cakiqit, Mjeshtër i karatesë 8 DAN.

Të pranishëm ishin figura të shquara të këtj sporti dhe personalitete të sportit dhe politikës së Podujevës, të Kosovës, Shqipërisë dhe viset e tjera shqiptare.

Në promovimin e këtij libri prezentë ishin figura të shquara të jetës publike.

Agim Doçi, njëri nga poetët e shquar shqiptar, Avni Gashi, kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nezir Rama, kryetar nderi i FKK-së, Ali Maxhuni, mjrshtër i karatesë 5 DAN, kryetar i Ballit Kombëtar për Amerikë dhe Kanada, Kadri Kastrati, gjeneral i FSK, Florim Maraj, përfaqësues i SKG Kosova të Frankfurtit, Nazmi Halimi e Bajram Ajeti, veprimtar të çështjes kombëtare, Gazmend Havolli, trajner dhe gjyqtar ndërkombëtar i karate, Pajtim Bala, drejtor për kulturë, riinë dhe sport të Podujevës e të tjerë.

Ky botim do t’ju shërbejë komunitetit të karatesë, trajnerëve dhe

të gjitha grup moshave.

Enver Cakiqi ka mbaruar për Master në Administratë Publike në Tiranë. Ai është drejtor teknik në Federatën Shqiptare të Karatesë.

Enver Cakiqi ishte njëri ndër themeluesit e shoqatës së parë të karatesë në Tiranë, në vitin 1991 dhe themelues i Unionit Mbarëkombëtar të Arteve Marciale në Tiranë, në vitin 1996. Gjithashtu Cakiqi është iniciatori dhe kontribuesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Federatat Ndërkombëtare të Karatesë.

Ai mban titullin e gjyqtarit ndërkombëtar të katatesë.

Për të gjitha këto arritje në sport dhe veprimtari të tjera, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka nderuar Enver Cakiqin, me titullin “Mjeshtër i madh”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *