Në SHBA, një avion i linjës ajrore Hawaiian Airlines që fluturonte nga Phoenix në Honolulu u godit nga turbulenca atmosferike, e cila bëri që avioni të humbasë papritur lartësinë dhe të plagosë 36 persona në bord, 11 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. Këtë e ka bërë të ditur e njëjta kompani, duke saktësuar se në avion kanë qenë 278 pasagjerë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas autoriteteve meteorologjike të Honolulus, në zonë ishte lëshuar një alarm për kushte të paqëndrueshme të motit, por lëvizja e rrymave atmosferike nuk ishte e parashikueshme në detaje.